23:18 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ky është personi që u plagos në Pejë, derisa ishte në veturën e tij

Një incident ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 22:15 pikërisht në Parkun e Vogël të qytetit, derisa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një qytetari, shkruan Indeksonline.

Viktima si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Indeksonline ka bërë të ditur identitetin e të plagosurit, i cili është Besim Lajçi.

Lajçi ishte duke vozitur në veturën e tij, ndërsa bashkë me të ishte dhe një person tjetër kur janë qëlluar nga parku. Derisa ai ka marrë lëndime trupore, shoqëruesi i tij ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u marrë me rastin./Indeksonline/