Ky është personi që u plagos në Pejë, emër i njohur për policinë
Rreth orës 13:50, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Jarina”, në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i plagosuri është Uliks Ferizi, emër i njohur për policinë.
I njëjti po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ferizi pas vlerësimit paraprak është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, të cilat janë duke u marrë me hetimin e rastit. /IndeksOnline/

