75 Mall Live Search
19:16 / E Premte, 12 Shtator 2025 / MSH

Ky është personi që u plagos në Pejë, gjendet jashtë rrezikut për jetë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan sot në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku një person u plagos pranë një lokali.

IndeksOnline raportoi ekskluzivisht më herët se i dyshuari për gjuajtjen me armë është futbollisti i KF Rilindja 74, Arbër Shala.

Nga ana tjetër, viktima e këtij incidenti është Lirim Nikqi, i cili po merr tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Burime të IndeksOnline nga spitali konfirmojnë se Nikqi është jashtë rrezikut për jetë dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë.

Rastin, motivet e së cilit nuk dihen ende, për IndeksOnline e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:50, Policia është njoftuar se në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ka të shtëna me armë, njësitet relevante kanë dalë ne vend ngjarje aty është kuptuar se si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor. I dyshuari i këtij rasti është larguar në drejtim të panjohur dhe është në kërkim nga Policia” deklaroi Rugova./IndeksOnline/