75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / OSH

Ky është personi që u vra nga hajnat në Mitrovicë

Personi që u mbrëmë në dyqanin e tij në Mitrovicë nga grabitësit e armatosur ishte i moshuar, Ali Maloku.

Familjarët e tij dhe shoqëria kanë bërë të ditur lajmin. Maloku ishte afro 70 vjeçar.

Ndryshe grabitja e armatosur kishte ndodhur në një market te stacioni i autobusëve në Mitrovicë, me ç’rast ka humbur jetën shitësi i marketit Ali Maloku, i cili nuk u kishte bërë ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit që e përdorën grabitësit.

Kurse, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona./IndeksOnline/