75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / BA

Ky është personi që vdiq dje në vendin e punës në Suharekë

IndeksOnline ditën e djeshme raportoi se një punëtor ka humbur jetën nga një pjesë metalike e një vinçi në Suharekë, rreth orës 16:30.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është, Milit Daka, rreth 50-vjeçar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi kishte bërë të ditur se viktima ishte punëtor i Fabrikës “NewBallkani”.

Ndërsa sot, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje, ku ka njoftuar se viktima në Spitalin Rajonal të Prizrenit ishte dërguar pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit dy persona janë arrestuar.