75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren

Një person sot ka vdekur pas një incidenti që ndodhi gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.

Indeksonline mëson se personi që ka ndërruar jetë është parashutisti Artan Venhari, 45 vjeçar, transmeton Indeksonline.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në zonën ku bëhen këto fluturime, ndërsa, një tjetër është lënduar.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka deklaruar togeri i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

I ndjeri ka qenë i njohur për fluturimet me paragllajd, si një pasion i preferuar i tij./Indeksonline/