75 Mall Live Search
20:26 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Ky është personi që vdiq në aksidentin e sotëm në udhëkryqin Klinë-Gjakovë

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin e sotëm që ka ndodhur në fshatin Gremnikë të Klinës, në udhëkryqin e rrugës Klinë-Gjakovë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Rreth këtij aksidenti ka dhënë detaje të hollësishme Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre persona të tjerë.

Indeksonline mëson se personi që vdiq si pasojë e këtij aksidenti është Abedin Gashi dhe është nga fshati Gremnik i komunës së Klinës.

Ndryshe, trupi i pa jetë i viktimës më urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Vozitësi i automjetit kombi më urdhër të Prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rastin është duke e hetuar sektori i hetimeve të aksidenteve pran Njësisë Rajonale të Komunikacionit rrugor në Pejë/Indeksonline