75 Mall Live Search
22:11 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / Gj. Sh

Ky është personi që vdiq në vendin e punës në Veternik

Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme nga shembja e dheut, teksa po punonte në lagjen Veternik të Prishtinës.

IndeksOnline mëson se i ndjeri është Fatlum Xh Haradini.

Rreth këtij rasti tragjik,  zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, ka thënë Borovci për IndeksOnline.