Ky është personi që u vra me breshëri plumbash në Shkodër, punonjës i IMT dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak (Emri)

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë Armando Pali, punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.
Pali u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të populluar, ku u rrezikuan edhe qytetarë të tjerë. Në ngjarje u plagos edhe Erogen Vaso, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota. Deri tani nuk ka një konfirmim nëse vrasja lidhet me detyrën e viktimës apo me çështje të tjera personale apo kriminale.