75 Mall Live Search
18:16 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është polici i therur me thikë në Pejë

Kapiten Ragip Bytyqi, është personi i therur me thikë sot në Pejë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se kapiten Bytyqi është sulmuar papritmas nga një person me të meta psikike.

Reagimi i shpejtë i zyrtarit policor dhe ndihma e një qytetari kanë bërë që viktima ti shpëtoi më të keqes, vdekjes.

Gjendja shëndetësore e policit sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.

Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”./Indeksonline/