75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është polici, që u nxor i pajetë nga rrënojat

Ditë tragjike kjo për të gjithë kombin shqiptar, që është solidarizuar me dëmet fatale të tërmetit të fortë që goditi sot Shqipërinë. Midis 15 viktimave dhe qindra të plagosurve, humb jetën edhe një polic. Dosja.al mëson se ai është kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Hajdarmataj, ndodhej në godinën e Kavalishencës, aty ku po zhvillonte një kurs trajnimi. Ai ka shërbyer si pedagog në Akademinë e Sigurisë dhe siç mësoi Dosja.al, ai njihet si një nga drejtuesit ekselent në policinë e shtetit. Ai u nxorr i pajetë nga rrënojat e Kavalishencës vetëm pak më herët, nga vetë kolegët e tij.