75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është politikani me më së shumti ndjekës, pas Trumpit

Narendra Modi është politikani më i ndjekur në Tëitter në Azi, duke numëruar mbi 37 milionë ndjekës.

Jo vetëm pse kryeministri indian ka 37.5 milionë ndjekës, por ai është edhe politikani më i komentuar në botë- sigurisht, pas Donald Trumpit.

Pas Modit, në vendin e dytë në Azi vjen presidenti i Indonezisë, Joko Widodo me 9.1 milionë ndjekës, thuhet në një njoftim për shtyp nga Twitter, transmeton Indeksonline.

Por, Modi nuk është i famshëm vetëm në Twitter. Ai është shumë i ndjekur edhe në Facebook, ku numëron 42 milionë ndjekës.

Kështu, ai është shumë aktiv në faqen e rrjeteve sociale, ku shpërndan foto, shpërndan video Live në Facebook dhe gjithashtu bën përpjekje në humor.

Modi është edhe në Instagram, me 10.4 milionë ndjekës./Indeksonline/