15:19 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ky është premtimi ideal i Kadri Veselit për prodhuesit vendës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka premtuar prodhuesve vendës që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova” se do ua subvencionojë interesin e kredisë deri në 80 për qind.

Veseli tha se tregun e Kosovës duhet ta mbushim me produkte vendi, shkruan IndeksOnline.

“Prodhuesit vendës kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale. Tregun tonë duhet ta mbushim me produkte vendi, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”, e cila i furnizon tregtarët, restorantet dhe konsumatorët me produkte cilësore të mishit të freskët”.

“Në qeverisjen time, të gjithë prodhuesve vendës që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind”.

Kryetari i PDK-së tha se duke fuqizuar prodhuesit dhe rritur prodhimtarinë vendëse zhvillohet ekonomia jonë./IndeksOnline/