75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ish-gazetari,tashmë presidenti i ri i Parlamentit Evropian

Eurodeputeti italian David Maria Sassoli është presidenti i ri i Parlamentit Europian, pas votimit të dytë, ku mori 345 vota pro, kundrejt shumicës së kërkuar prej 334 votash.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti në detyrë i Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Sassoli nuk arriti të fitonte në raundin e parë, por pas konsultimesh mes eurodeputetësh u arrit që të konfirmohej zgjedhja e tij.

David-Maria Sassoli më parë ishte gazetar televiziv, kurse në fjalimin e tij pas zgjedhjet ai tha se duhet forcuar kapacitetit i PE-së veçanërisht në nevojën për reforma në sistemin e BE-së për azilkërkuesit.

Sassoli do të zëvendësojë ish-ushtarakun, Antonio Tajani i cili ishte në krye të PE-së, gjithashtu italian.

Presidenti i ri i Parlamentit Evropian tha se vendosi që të kandidojë sepse sipas tij Evropa do të jetë me  fortë me një Parlament që luan një rol të rëndësishëm./Indeksonline/