09:43 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ky është programi treditor i Ferizajt, për festën e 17 shkurtit

Komuna e Ferizajt ka bërë publike dje programin për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, ky program do të fillojë që nga nesër, e premte, me aktivitete sportive dhe edukativo-arsimore.

Të shtunën, do të ketë koncert me flaut dhe çelo, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, 17 shkurtin , ferizajasit do ta nisin me homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Pas akademisë solemne, koncertit për fëmijë, aktiviteteve për të rinj edhe ekspozittës kolektive, Dita e Pavarësisë do të përfundojë me shfaqjen teatrore “Derisa vdekja nuk na ndanë”, në orën 20:00./IndeksOnline/