75 Mall Live Search
14:21 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / b l

Ky është propozimi i Totajt për kryesues të Kuvendit të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës është propozuar Simir Krasniqi për kryesues të Kuvendit komunal të Prizrenit, ndërsa Arianit Berisha është caktuar shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së.

Totaj ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për vazhdimësinë e punës dhe rritjen e rezultateve, duke shtuar se synimi është që “suksesin e mandatit të parë ta çojmë edhe më lart në mandatin e dytë”.