Ky është qytetari serb që i është djegur vetura (Video)

Bojan Bozovic, është qytetari serb të cili i është djegur vetura në mëngjesin e hershëm në Komunën e Zubin Potokut. Bozovic këtë e ka konfirmuar vet në llogarinë e tij në “Facebook”.
Postimi i tij i plotë:
“Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit. Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar. Falenderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë. Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vite regjistrim në RKS. Faleminderit ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier për dënimin e këtij akti çnjerëzor dhe shpresoj që institucionet kompetente të dalin me emrat e autorëve. Faleminderit edhe të gjithë njerëzve të mirë që janë me mua dhe familjen time në këto momente të vështira.”, ka shkruar ai.