16:15 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ky është reagimi i Jakup Krasniqit, pas lirimit të Limajt

Zëvendës kryeministri i vendit, Fatmir Limaj u shpall sot  i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për rastin gjyqësor të njohur si MTP. Menjëherë pas lirimit të tij, të parin e Nismës e ka uruar edhe bashkëpartiaku i tij, Jakup Krasniqi.

Kryetari i këshillit kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka theksuar se vendimi për lirimin e Limajt ishte i drejtë dhe po ashtu në kohën e duhur të drejtësisë, transmeton ‘Indeksonline’.

Ai ka shtuar duke thënë “Urime e të priftë e mbara Fatmir Limaj!”, ka thënë Krasniqi ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Limaj lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës për rastin MTPT

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me të gjitha pikat e akuzës në kohën sa ishte ministër i Transportit.

Vendim i drejtë dhe në kohën e duhur i Drejtësisë!

Një fitore tjetër e madhe e Fatmir Limajt në përballje më padrejtësinë!

Urime e të priftë e mbara Fatmir Limaj!/Indeksonline/