75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / LB

Ky është reagimi i tifo-grupit “Dardanët”, pas emërimit të trajnerit të ri të Kosovës

Francezi 69 vjeçar Alain Giresse është zyrtarizuar sot si trajneri më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila përmes një konference zyrtare për media bëri të ditur që Giresse e merr drejtimin e Kosovës.

Pasi që u bë zyrtare, me këtë rast ka reaguar edhe tifo-grupi “Dardanët”, të cilët u shprehën optimistë se trajneri i ri e ka vullnetin për të bërë punë të mira me kombëtaren.

“Jemi besimplotë që nuk do të mungojë vullneti për të bërë punë të mira nga trajneri i ri. Kjo etapë nga ai kërkojmë të konsiderohet detyrë me përgjegjësi ndaj miliona futbolldashësve që përkrahin kombëtaren e Kosovën, e jo periudhë kalimtare lehtësuese para pensionimit”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në “Facebook”.

Ndërkaq, reagimin e plotë të “Dardanëve” në “Facebook” e gjeni më poshtë.