75 Mall Live Search
09:02 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është reagimi i Van Dijk pasi u shpall kampion i botës për klube

Liverpool dje mposhti Flamengon vetëm pas vazhdimeve falë golit të Roberto Firminos.

Ndërsa sot, Virgil van Dijk reagoi në profilin e tij zyrtar në Twitter, përcjell Indeksonline.

“Pas një jave shumë të vështirë, jam shumë i lumtur dhe krenar që shkoj në shtëpi me një trofe tjetër! Krenar për ekipin, dhe krenar për të gjithë të përfshirë! Koha për të shkuar në shtëpi, të rikuperohemi dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen tjetër” – u shpreh futbollisti i dytë më i mirë i vitit 2019.

Liverpool më herët këtë vit fitoi titullin e Champions Leagues ndërsa tash është në rrugë të duhur për ta fituar Premierligën./Indeksonline/