15:13 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ky është referi që do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen Gjilani-Prishtina

Nesër fillon java e 29-të e Superligës së Kosovës. Tashmë është publikuar lista e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në të gjitha ndeshjet.

Kreshnik Vula është caktuar gjyqtar kryesor në derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kurse, Selim Isufi është gjyqtari kryesor në ndeshjen interesante mes Dritës dhe Feronikelit.

vVisar Kastrati është caktuar për ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit./Indeksonline/