Ky është rekordi i jashtëzakonshëm i Bayern në Ligën e Kampionëve në katër vitet e fundit

Supersfida e luajtur për prestigj mes Bayern dhe Inter përfundoi 2-0 për gjermanët me golat e Pavard dhe Choupo-Moting.
Ishte kjo një përmbyllje e jashtëzakonshme e fazës së grupeve për gjigantin gjerman, atje ku nga 6 ndeshje kanë arritur 6 fitore.
Megjithatë, më e jashtëzakonshme duket statistika e katër viteve të fundit brenda grupeve për Bayern Munich, ku nga 24 ndeshje, 23 prej tyre i ka fituar, në një ka barazuar, kurse asnjë prej tyre nuk e ka humbur.
Gjatë kësaj kohe, bavarezët kanë realizuar 82 gola, kurse kanë pranuar 15.