08:36 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është reperi i njohur italian që po e mbështet Noizy-n! Pritet bashkëpunim mes tyre (Foto)

Dje, Ghali, një prej reperëve më të famshëm italianë, postoi në Instastory këtë foto të Noizy-t duke shkruar: “Today’s mood”- “Si ndihem sot”.

Ata mund të jenë duke përgatitur një bashkëpunim, sepse kanë postuar shpesh foto bashkë dhe kjo mund të tregojë se janë duke punuar për diçka. Ghali po e mbështet.

Nëse bën një bashkëpunim me Ghali-n, çunin cool të repit italian, Noizy bëhet menjëherë i njohur në tregun italian, ku ka tashmë një dorë të mirë fansash emigrantë shqiptarë.

Në fakt, ai i ka dhënë shenjat se do të vijë një këngë e cila mund të titullohet: “Young Rich Kids”, siç shkroi Noizy tek një postim me Ghali-n.