75 Mall Live Search
22:22 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ky është rezultati i sondazhit të Indeksonline në garën mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit për Kryeministër

Mijëra persona kanë votuar në sondazhin e publikuar nga portali Indeksonline, ku pyetja është parashtruar për kryeministrin e preferuar ndërmjet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidates së propozuar nga LDK-ja, Vjosa Osmani.

Në këtë sonadazh online gjithsej kanë votuar 23 mijë persona.

Fitues i këtij sondazhi apo emri më i preferuar për kryeministër të Kosovës nga qytetarët është zgjedhur Albin Kurti.

Prej 23 mijë votave, 12.7 mijë vota ka marrë Kurti, ndërsa Vjosa Osmani 10.2 mijë vota të qytetarëve.

Shprehur në përqindje, Kurti ka fituar 55% të votave, si kandidat i pëlqyer për kryeministër, ndërsa Osmani, vetëm 45%.

Ndryshe, zgjedhjet janë caktuar të mbahen me 6 tetor të këtij viti.

Nga PDK, kandidat për kryeministër është Kadri Veseli, kurse nga LDK, Vjosa Osmani.

Pavarësisht takimeve mes Kurtit dhe Mustafës dhe mundësisë për një koalicion parazgjedhor, zgjedhja e Osmanit si kandidate për kryeministre ka larguar mundësitë e një lidhjeje mes këtyre dy partive.

Vet, nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca në një debat të sotëm, deklaroi se me nominimin e Osmanit, LDK ka larguar koalicionin me Vetëvendosjen./Indeksonline/