23:36 / E Martë, 26 Tetor 2021 / AR

Ky është rezultati i votave me kusht për Pejën

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Pejës.

Gazmend Muhaxheri i LDK-së, ka marrë 266 vota.

Kandidati i dytë për kryetar komune, më i votuar është Gazmend Agusholli i VV-së.

Edhe për kuvend komunal, LDK është partia më e votuar me 159 vota.

Kujtojmë që Pejën e ka fituar pa balotazh Gazmend Muhaxheri./Indeksonline/