13:22 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Ky është rezultati pas vizitorëve të vikendit te Pishat në Sllatinë, gjithandej bërllok

Jo shumë larg Prishtinës, ndodhet Parku Rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”, një vend ky që po preferohet tej mase për ta kaluar vikendin.

I rrethuar me pisha e gjelbërim, me ajër të pastër e një pamje fantastike, ky park ndonëse plotëson kushtet e një vendi turistik, me gjithë investimet që Komuna e Fushë Kosovës ka bërë, qytetarë të pandërgjegjshëm po e ndotin atë, përcjellë Indeksonline.

Në faqen zyrtare të këtij parku, janë postuar disa fotografi ku shihet më së miri se në çfarë gjendje është bërë parku një ditë pas vikendit.

Duke bërë apel që vizitorët ta ruajnë dhe ta mbrojnë këtë vend, është vënë edhe një shkrim ku thuhet:

Cili mund te jete problemi qe nuk kujdesen per pasterti, ata qe duan ta gjejne te pastert kur te vijne ne pisha?

Kur mund te vetedijesohen se Pishat jane prone e perbashket e te gjitheve ku duhet te kujdesemi si per shtepine tone?

Qka mundet te ndikoj qe investimet e bera ne kete vend te mrekullueshem, te vleresohen, te ruhen dhe te shijohen nga te gjithe ne?!

Thote nje fjale e urte:
Nese nuk ke me qka te mburresh, 
Mjafton te mos turperohesh!

Ne duhet ta duam vendin tone dhe te kujdesemi shume per te, nese nuk mund te bejme vepra te medha me te cilat mburremi, mjafton te mos e demtojme, te mos e ndotim dhe te mos e shkaterrojme kete vend.

Secili nga ne i jemi borgjlinje ketij vendi, aq sa dime, aq sa duam dhe aq sa mundemi.