75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Rezultati për koronavirusin, i punëtorit dhe futbollistit të Vushtrrisë

Klubi i Vushtrrisë është goditur rëndë pas pranimit të rezultateve për koronavirusin të dy pjesëtarëve të klubit, pasi në grupin e tyre është një rast me koronavirus.

Në orët e vona të së mërkurës kanë pranuar rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke u njoftuar se një pjesëtar i klubit ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi, në një intervistë për “Insportin”, ka treguar se kush ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Mirëmbajtësi ka rezultuar pozitiv, ndërsa kapiteni Etrit Halimi negativ. Megjithatë stafi dhe futbollistët e disa zyrtarë kanë pasur kontakte me të infektuarin, jemi të shqetësuar”, ka thënë ai. “Ai (mirëmbajtësi) tashmë është në vetizolim, por mund të them se jemi të stresuar për gjendjen e tij dhe fatin tonë”.

Është raportuar se në kampin e klubit vushtrrias ka dyshime të mëdha se dy pjesëtarë janë infektuar, madje njëri në gjendje të rëndë.

Vushtrria të enjten (dje) zhvilloi ndeshjen me Trepçën ’89 në kuadër të Superligës dhe mundësia e shpërndarjes së virusit është shumë e madhe.

Dyshimet se janë infektuar me koronavirus ishin pas ndeshjes me Flamurtarin. Pas kësaj ndeshjes Halimit i janë shfaqur simptomat e po ashtu edhe mirëmbajtësit.