75 Mall Live Search
23:24 / E Diele, 12 Tetor 2025 / b l

Ky është rezultati që mori Natyra Kuçi në Deçan

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi është renditur e treta kur janë numëruar 100% të votave.

Ajo ka marrë 1 mijë e 789 vota.

Kuçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndryshimi në Deçan ka marrë hov dhe formë me fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit.