Ky është rojtari i pyllit, që u vra mbrëmë
Mbrëmë rreth orës 21:50 pa shenja jetë është gjetur një person në një pyll në afërsi të Liqenit të Badocit, në rrugën Graçanicë – Gjilan.
Viktima ishte rojë pylli, ndërsa Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Nazmi Rrustemin, i cili ishte afro 60 vjeç, derisa varrimi i tij do të bëhet nesër në fshatin Keqekollë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ky rast cilësohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa ende nuk ka të dyshuar të përfshirë në të.
“Në trupin e të ndjerit janë gjetur plagë, të cilat dyshohen të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi do të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po hetohet si “Vrasje e rëndë”, është thënë në përgjigjen e prokurorisë për Indeksonline.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe numrin e personave zyrtarë që janë sulmuar deri në fund të muajit të kaluar.
Sipas policisë, 96 sulme janë kryer ndaj personave zyrtarë, ndërsa 36 janë sulmuar derisa ata po kryenin detyrat e tyre.
Që në total, deri në fund të muajit nëntor, numri i personave zyrtarë të sulmuar është 132./Indeksonline
(FOTO ILUSTRIM)