Ky është rregulli interesant i UEFA-së për ndeshjen Lincoln – Prishtina

UEFA i ka dhënë dritën e gjelbërt Prishtinës për t’u përballur me klubin e Lincol në fazën preliminare të Evropa Ligës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një postimi zyrtar në faqen e tyre në “Facebook”, shkruan IndeksOnline
Sipas klubit të Prishtinës, UEFA ka vendosur që ndeshja të zhvillohet, por që të mos marr pjesë asnjë futbollistë që ka udhëtuar njëherë në Gjibraltar.
Ndryshe, “kryeqytetasit” falënderojnë skuadrat vendase që i gjetën lojtarët dhe formuan ekipin që do të ndeshet me Lincoln.
“Lincoln – Prishtina, ndeshja do të zhvillohet
Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.
FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.
Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.
Prishtina me përulje iu falënderon!Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.
FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar”.