75 Mall Live Search
23:30 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / AR

Ky është rreshteri i arrestuar për fajde

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se rreshteri i arrestuar është Enver Dreshaj nga Komuna e Pejës.

Enver Dreshaj është arrestuar sot nga Policia Kufitare e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. 

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”./Indeksonline/