Ky është rreshtimi i skuadrave në tabelë, pas xhiros së tretë në Superligën e Kosovës

Sot Arbëria ka arritur që ta mposhtë Besa Pejën me rezultat të thellë në 0:3, takim ky i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Me rezultat të pastër djelmoshat e Morinës arritën t’i marrin tre pikë të plota nga ky takim, shkruan IndeskOnline
Kështu, skuadra simaptike Arbëria po luan shumë mirë në sezonin e saj të parë në Superligë, ku tashmë ndodhet në vendin e parë në tabelë me plotë 7’të pikë të grumbulluara.
Pas Arbërisë radhitet Ballkani që ka gjashtë pikë, e Prishtina mbetet në vendin e tretë me katër sosh.
Ndërkaq, Besa e Pejës aktualisht ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë.
