75 Mall Live Search
21:47 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Ky është shtetasi malazez që u arrestua në Pejë, vodhi telefona

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhjen e dy telefonave në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është 65-vjeçari Zoran Radivojeviç nga Plava e Malit të Zi .

“Me datën 25.10.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal nё Rrugën “Adem Jashari” nё Pejё, nё tavolinёn e tij e ka lёnё xhaketën dhe ёshtё larguar pёr pak kohё, pasi qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se i mungojnë dy (2) telefona celular tё cilёt i kishte nё xhaketë, i dyshuari i cili kishte marr telefonat ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs.

Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:

• Z.R. i lindur me 1957 shtetas i Malit tё zi

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa viktimёs iu janё kthyer telefonat e vjedhur”, thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/