75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Gj. Sh

Ky është Sahit Sahitaj, i ndjeri që u godit për vdekje sot në Klinë (Foto)

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Jashanicë të Klinës.

IndeksOnline ka mësuar se viktima është Sahit Sahitaj, 82 vjeçar.

Ai ishte goditur për vdekje nga një veturë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:05 dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e e ngjarjes.

“ Rasti ka ndodhur sot rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, theksoi Gashi./Indeksonline/