Ky është serbi që u arratis nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, akuzohet për vrasje dhe vepra tjera penale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur para pak minutave se një shtetas serb i quajtuar Dorde Radomirovic është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut.
‘’Sot me 07.08.2025 rreth orës 15:45 jemi njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit ne Mitrovice Veri një person është arratisur. Policia menjëherë ka marr masat duke ngrit pika statike te kontrollit ne tere veriun e vendit dhe duke kontrolluar edhe fizikisht zonën për rreth qendrës se Paraburgimit.Ne këtë kohe ne ende jemi ne kërkim te personit ne fjale ndërsa kemi angazhuar edhe njësi te specializuara ( njësia Policore me qen- K9 )’’ thuhet në njoftim.
Ai akuzohet për disa vepra penale. Lidhur me këtë sot gjatë ditës janë pezulluar nga puna kater zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues./Indeksonline/