Ky është serbi që u arrestua në Jarinje për krime lufte kundër popullatës civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është shtetasi i Serbisë me inicialet D.A.

I njëjti është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.
Gjithashtu, Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./Indeksonline/