18:01 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / AR

Ky është shkaku i vdekjes së princit Philip, ëndrra e të gjithëve

Një muaj pasi Pallati Buckingham konfirmoi ndarjen nga jeta të Princit Philip, është zbuluar sot edhe shkaku i vdekjes.

Sipas “The Telegraph”, të cilët kanë siguruar çertifikatën e vdekjes së princit, duka e Edinburghut ka vdekur për shkak “të moshës së vjetër”.

Z.Huw Thomas, mjeku i familjes mbretërore ka firmosur çertifikatën.
Philip u nda nga jeta vetëm dy muaj para se të mbushte 100 vjeç.

Sipas mediave të huaja, “mosha e vjetër” është term i duhur i shkakut të vdekjes, për pacientët mbi 80 vjeç që kanë qenë duke u kuruar për një kohë të gjatë.