75 Mall Live Search
17:25 / E Hënë, 19 Maj 2025 / FR

Ky është Shkëlqim Kastrati, i arrestuari për incidentin te ‘Rruga B’

Të premten, më 9 maj, janë dëgjuar të shtëna armësh në lagjen “Rruga B”, saktësisht në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se i dyshuari Shkelqim Kastrati ka shtënë me armë zjarri ndaj Faton Shalës.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar Shkelqim Kastrati.

Gjatë arrestimit, policia ka konfiskuar edhe një motoçikletë që gjendej në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline ka siguruar fotografitë e të dy personave që janë përfshirë në këtë incident.

Shkelqim Kastrati
Faton Shala

Ndërsa për këtë raste është deklaruar edhe policia e Kosovës ku pati njoftuar se nuk ka pasur persona të lënduar./IndeksOnline/