75 Mall Live Search
20:04 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Ky është shqiptari 30-vjeçar që dyshohet se u vra me armë zjarri në Itali (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi një 30-vjeçar shqiptar ëhstë gjetur i vrarë me armë zjarri.

Siaps asaj që raportojnë mediat italiane, 30-vjeçari Klaudio Myrtaj, u gjet i pajetë në një punishte artizanale në qendër të Vernante, në zonën Cuneo, në via Umberto.

Ndërkohë që autoritete po hetojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të zbuluar se kush ëhstë autori.

Sipas hetimeve fillestare, i riu është goditur me armë zjarri në kokë.

Myrtaj kishte mbërritur në Itali rreth dy  vite më parë dhe ishte punëtor në kantieret e rrugëve. Por, vazhdimisht ai punonte edhe me një zejtar vendas.