Ky është shqiptari që i prinë listës së Socialdemokratëve në parlamentin suedez
Në regjionin e Halandit në Suedi, në listën e Partisë Socialdemokrate, Adnan Dibrani do të jetë bartës i listës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen javën e fundit të shtatorit.
Partitë politike janë në fazën e fundit të nominimeve për 349 deputetë që do të zgjidhen në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.
Lajmin e ka dhënë gazetari Astrit Gashi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Suedi, transmeton Indeksonline.
“Adnani Dibranit deri të suksesi arriti pasi që për 8 vite sa është anëtar i parlamentit ndikoj që të rriten Socialdemokratët në regjionin e tij. Në krahasim me parlamentet tjera, parlamenti suedez ka një numër të lartë të deputetëve femra, 45 përqind. Deputetët e parlamentit kanë një pagë prej 65 400 koronave suedeze në muaj. Deputetët paguajnë tatim për këtë pagë. Parlamenti ka 15 komisione parlamentare me nga 17 deputetë në secilin komision. Ato janë të ndara në mënyrë të njëjtë si dhe në parlament, d. m. th. sipas numrit së votave që partitë kanë fituar në zgjedhje”, ka thënë gazetari Gashi./Indeksonline/