75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / OSH

Ky është personi që u ekstradua nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas O. B. nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “dileri” në fjalë është Orhan Bardhi.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet maqedonase, për veprat penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i substancave narkotike’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/