75 Mall Live Search
07:37 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Ky është shteti që po e përballon më mirë Covid-19 në botë

Norvegjia është një nga shtetet shembullore për menaxhimin më të mirë të Covid-19 në botë.

Ishte ndër shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat.

Qeveria norvegjeze tha se falë reagimit të shpejtë ndaj situatës, e keqja e madhe është parandaluar.

“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Norvegjisë.

E veçanta e shtetit nordik, njokëhësisht një nga vendet më të pasura në botë, është se vazhdon të ketë numrin e paktë të infektimeve në raport me banorët. Norvegjia po tregon një model më të mirë të menaxhimit, duke pasur në total vetëm 47,059, raste që nga fillimi i pandemisë.