75 Mall Live Search
23:10 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ky është skandali i radhës me “regjisorin” Agim Ademi

Statuti i Federatës së Futbollit të Kosovës po shkelet në mënyrë flagrante nga zyrtarët e saj.

Një tjetër skandal ka ndodhur së fundi me Lidhjen Rajonale të Pejës, e cila ka zgjedhur Bakir Burrin si përfaqësues për 4 vitet e ardhshme, në mënyrë krejtësisht ilegale.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar klubi futbollistik Besa, duke bërë të ditur që nuk janë paralajmëruar fare për këtë takim.

Ata i kanë bërë thirrje Federatës së Futbollit të reagoj ndaj këtyre veprimeve të kundërligjshme.

“Reagim nga Bordi i FC Besa ndaj veprimeve të kundërligjshme të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë

Me indinjate te thellë reagojmë si klub ndaj veprimeve hileqare dhe te fshehta nga udhëheqja e Lidhjes Rajonale të futbollit në Pejë, ku ata në shpejtësi, pa njoftimin e klubeve futbollistike nga Rajoni i Dukagjinit, me veprime te organizuara në orët e vona të mbrëmjes, organizuan veprime te dyshimta me qëllim mbledhjen e nënshkrimeve nga klubet dhe individët jo kompetent në tentim për vendosjen dhe propozimin e njerëzve jo meritor në pozita përfaqësuese për periudhën 2020 – 2024 si përfaqësues të LRF Pejë në strukturat e FFK-së.
Ftojmë FFK-në që të reagoj me shpejtësi dhe vendosmëri në mënyrë qe te vendos rregull në respektimin e ligjit dhe rregulloreve. Në të kundërtën ne si klub me një të kaluar respektive nuk do te lejojmë që duke na anashkaluar të na përfaqësoj një person i cili nuk ka përkrahje nga FC Besa.

Presim reagim të shpejtë nga FFK” thuhet në njoftimin e Besës.

Neni 30 i Statutit, pika 2 e statutit të FFK-së thotë: Zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv duhet të jenë të lira dhe bëhën në këtë mënyrë:

a) Kuvendi, së pari zgjedh Kryetarin e FFK-së,

b) Kuvendi pastaj zgjedhë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Veprimi i Lidhjes Rajonale të Pejës, dëshmon një tjetër shkelje të rëndë ligjore, pas të cilës qëndron kryetari Agim Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij.