Ky është SMS që po dërgohet në emër të Naim Abazit, pas hakimit të Facebook-ut

Këngëtari Naim Abazi është përballur me sulm kibernetik.
Bashkëshortja e tij, këngëtarja Mihrije Braha në llogaritë e saj në rrjetet sociale ka bërë apel tek ndjekësit që të kenë kujdes pasi mund të marrin mesazhe të cilat mund t’ua hakojnë llogaritë.
Indeksonline ka siguruar mesazhin e cili po përcillet në emër të këngëtarit.
Keni kujdes nëse u vjen ky mesazh./Indeksonline/
