75 Mall Live Search
12:38 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ky është talenti shqiptar i Dortmundit, që dëshiron të luajë për Kosovën

Rilind Hetemi është produkt i akademisë së Borussia Dortmundit.

Futbollisti shqiptar, që ka edhe nënshtetësi gjermane luan si mesfushor qendror në grupmoshën U19 tek ekipi gjerman.

Hetemi ka kontratë valide me Dortmundin deri në verën e vitit 2021, shkruan Indeksonline.

Familja e tij është me prejardhje nga Kosova, por 17- vjeçari ka lindur në Gjermani.

Në profilin e tij në Instagram, Hetemi tregon “dashuri” për Kosovën.

Ky është një mesazh për zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës për ta shtuar interesimin në Hetemin.

/Indeksonline/