75 Mall Live Search
13:26 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / H F

Ky është tenderi i parë që Peci nënshkroi si kryetar i Mitrovicës së Jugut (Dokument)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka nënshkruar kontratën e parë që nga marrja e detyrës së tij si prijës i kësaj komune.

Kontrata ka të bëjë me shërbime të mirëmbajtjes higjieno-sanitare në objektin e komunës dhe në institucionet vartëse të saj, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga E-prokurimi, kontrata ka të bëjmë me mirëmbajtjen higjeniko-sanitare në objektin e komunës dhe institucioneve tjera vartëse”.

Punët do të realizohen në territorin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, përfshirë të gjitha institucionet që funksionojnë nën varësinë e saj.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 36,500.00 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar arrin në 36,481.37 euro.

Tenderin e ka fituar operatori ekonomik “MBUROYA” SH.P.K, e cila do të jetë përgjegjëse për realizimin e shërbimeve të kontraktuara.