75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 07 Prill 2025 / AR

Ky është “TikTok-u” më i shikuar i të gjitha kohërave, ka 3.6 miliardë shikime

Tiktok njihet si burim i përmbajtjeve të ndryshme, nga recetat dhe kërcimet e deri te thashethemet e të famshmëve dhe këshillat për marrëdhënie.

Por videoja më e shikuar në historinë e platformës i habiti të gjithë, transmeton Indeksonline.

Së fundmi u zbulua se videoja që mban titullin e TikTok-ut më të shikuar të të gjitha kohërave nuk është gjë tjetër veçse – një ekran i zi bosh.

3.6 miliardë shikime?!

Ky klip 10 sekonda, i postuar nga një përdorues i quajtur Lasi më 7 qershor 2023, deri më tani ka mbledhur 3.6 miliardë shikime dhe mbi 1.1 milion pëlqime.

Pse video u bë kaq e njohur, askush nuk e di me të vërtetë.

Komentet poshtë videos pasqyrojnë mosbesimin e përdoruesve: “3.6 miliardë shikime – për çfarë?” pyeti njëri, ndërsa një tjetër shkroi shkurt: “Seriozisht? Kjo është e gjitha?”/Indeksonline/

@lasi

♬ Originalton – lasi