13:24 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Ky është togeri i arrestuar në Gjilan nga IPK

Një toger policie nga rajoni i Gjilanit, mbrëmë ka përfunduar në pranga të Inspektoratit Policor.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se zyrtari policor është SH.Aliu.

IndeksOnline mëson se bashkë me zyrtarin policor janë arrestuar edhe dy qytetarë të tjerë.

Po ashtu mësohet se i Aliu ishte  jashtë detyrës zyrtare, kur ishte arrestuar në një kazino në fshatin Karaçevë, i cili ndodhet në brezin kufitar Kosovë-Serbi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyra për media e IPK-së, ku sipas tyre, hetuesit e Inspektoratit Policor janë njoftuar dje në orët e mbrëmjes nga policia lidhur me dyshimet se një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare (me gradën e togerit) nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19./IndeksOnline/