75 Mall Live Search
11:23 / E Enjte, 19 Nëntor 2020 / A. A

Ky është trajneri francez që e zëvendësoi Bernard Challandes te Kosova

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes mungoi në 3 ndeshjet e fundit ndaj Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë, duke qenë i infektuar me Covid-19.

Zyrtarisht, u raportua se Muharrem Sahiti është zëvendsuesi i trajnerit zviceran.

Megjithatë burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Bernard Challandes vetë është përkujdesur që të sjellë një ndihmës trajner francez, që e ka udhëhequr ekipin në stërvitje dhe ishte mjaft aktiv edhe gjatë ndeshjes ndaj Moldavisë.

Bëhet fjalë për francezin Sebastien Bichard, që deri në verën e kaluar ishte ndihmës trajner te ekipi zviceran Sion.

Gjatë 3 ndeshjeve të fundit, Challandes ka qenë vazhdimisht në kontakt me Bichard dhe përmes tij janë bërë edhe zëvendësimet.

/Indeksonline/