75 Mall Live Search
10:11 / E Shtunë, 23 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ky është trajneri i njohur që refuzoi të merr drejtimin e Gjermanisë

Federata e Futbollit të Gjermanisë, të mërkuren ka emëruar Julian Nagelsmannin si selektor të Kombëtares.

Ish-trajneri i Bayern Munich do ta drejtojë Gjermaninë në Kampionatin Evropian, “EURO 2024”, shkruan IndeksOnline.

Ai do të jetë zëvendësues i Hansi Flick, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.

Por, përpara Nagelsmanit, drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit tentuan Jurgen Klopp. Tekniku i Liverpoolit ishte dëshira e madhe e DFB-së, por Klopp refuzoi udhëheqjen e kat9ër herë kampionëve të botës.

56-vjeçari ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit 2026. Ai ndihet shumë mirë në Premier League dhe ka ndërmend ta respektojë marrëveshjen me Liverpoolin deri në fund./IndeksOnline/